
Në Gjilan është arrestuar një burrë pasi që ka tentuar të vras dy meshkujve, raporton Gazeta10.
Sipas raportit të policisë njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që ka marrur lëndime, ndërsa tjetri pas tretmanit mjekësor është liruar.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia dhe janë konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 04.04.2023 – 14:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10