Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prokurori i Shtetit inicion procedurën disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

Gazeta10
05 April 2023 - 12:09

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit ndaj të ndjerës, Sebahate Morina.

Sipas njoftimit, inicimi i procedurës disiplinore ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta10.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë e Shtetit.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim përmes së cilit ishte konstatuar se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morina, e cila u vra nga ish-bashkëshorti më 14 mars 2021 në Prishtinë. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.