
Barcelona dhe Real Madridi sonte do të ndeshen në kuadër të Kupës së Mbretit, për të siguruar një vend në finale të këtij kompeticioni.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e cila u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, përfundoi në favor të Barcelonës me rezultat 0-1.
Në ndeshjen e parë kishte vendosur një autogol i Eder Militaos për t’i dhënë avantazhin skuadrës katalunase.
Barcelona hyn në këtë ballafaqim me mungesa të shumta, ku i mungojnë futbollistët si Pedri, Frenkie De Jong, Ousmane Dembele dhe Andreas Christensen.
Ndërkohë, në kampin e “Los Blancos” e vetmja mungesë është ajo e Ferland Mendy.
“Blaugranët” kanë një seri mjaft pozitive kundër ekipit madrilien këtë vit, ku kanë triumfuar në tri përballjet e zhvilluara mes tyre.
Kjo përballje zhvillohet në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00.
Fituesi i këtij dueli, në finale të Kupës së Spanjës do të përballet me Osasunën.