Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi në 24-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Serbët vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë

Gazeta10
05 April 2023 - 14:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 24-vjetorin e Masakrës së Rezallës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë të Skenderajit, raporton Gazeta10.

Kreu i PDK-së në Facebook  ka thënë se në këtë masakër forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur dhe siç është shprehur ai këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

“Për të nderuar viktimat e Masakrës së Rezallës, sot me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë, të cilët ranë më 5 prill të vitit 1999, për t’u përjetësuar në historinë e përgjakshme të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.