
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn në ditën e pavarësisë së Ukrainës, raporton Gazeta10.
Në letrën që Osmani ia ka dërguar Zelenskyt, ajo ka potencuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës duke thënë se Kosova qëndron në krah të Ukrainë dhe botës demokratike.
“Në emër të popullit të Kosovës u shpreh urimet më të përzemërta në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Kjo ditë speciale do të duhej të shenohej me festime të lavdishme përgjatë vendit tuaj të bukur, por meqë ju po ballafaqohuni me një luftë të padrejtë dhe të paprovokuar nga Rusia, me solidaritet të plotë ne qëndrojmë me ju, në krah me botën demokratike, për sa kohë ju po mbronin paqen dhe lirinë”, thuhet ndër të tjera në urimin e presidents Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se “qytetarët e Kosovës do të jenë përherë mirënjohës ndaj ushtarëve ukranias që kanë shërbyer për ta ruajtur paqen në Kosovë”.
Osmani ka thënë se “janë pak kombe që vërtetë mund ta kuptojnë vuajtjet e vendit tuaj dhe se Kosova është njëra nga ato”, ka shkruar Osmani. / Gazeta10
