
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se do të votojë për president, nëse ka kandidat të LDK-së.
Këto komente ajo i bëri në oborrin e Kuvendit të Kosovës të hënën, pasi u pyet nga gazetarët.
“Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për”, tha ajo.
Ajo tha se deri tani nuk ka asnjë informacion për diskutimet mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Nuk kemi diskutuar dhe as një informacion nuk e kam. S’kam çka t’iu them”, shtoi Bajrami.
Kosova ka afat deri më 6 tetor të zgjedhë presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja, më së largu më 15 nëntor.