
Kuvendi i Kosovës ka miratuar përbërjen e 16 komisioneve parlamentare të Legjislaturës së XI.
Për miratimin e tyre votuan 94 deputetë, ndërsa një deputet abstenoi. Me këtë votim, komisionet parlamentare të legjislaturës së re morën miratimin e Kuvendit.
Ndryshe nga partitë tjera, Lista Serbe nuk dërgoi emra të deputetëve.