Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Deklarata e ‘stërvonuar’ merr kuptim vetëm nëse miratohet ligji për zhbërjen e Speciales

Gazeta10
28 September 2026 - 14:29

Pas miratimit në Kuvend të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ish-deputeti Daut Haradinaj ka reaguar duke e cilësuar atë si të vonuar.

Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë, 13 ditë pas vendimit dënues, sipas tij, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji që synon zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale. Të gjitha të tjerat, përfshirë edhe takimet e errëta, janë thjesht kalkulime politike. Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit, ‘dënim i rëndë apo dënim i lehtë’, nuk përkon me kombin shqiptar, i cili është ngritur në këmbë në të gjitha sheshet e botës, me të vetmen thirrje: ‘Jo në emrin tim’”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.