
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka bërë një hap drejt gjysmëfinales së “Play-off”-it, duke mundur Vëllaznimin në çerekfinalen e parë me rezultat 111:86.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me të dy skuadrat që kishin epërsi të lehtë, por kampionët fillojnë të tregojnë fuqinë e tyre në periudhën e dytë, që e fituan 29:16 dhe vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, 27:17.
Vendasit ruajtën epërsinë për të triumfuar bindshëm 111:86.
Rashun Davis ishte më i miri te vendasit me 26 pikë e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Atik Koshi me 28 pikë.
Sfida e dytë zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë. Skuadra që shënon dy fitore kalon në gjysmëfinale.