Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-presidenti Clinton: Jam fajtor për pushtimin e Ukrainës

Gazeta10
06 April 2023 - 8:20

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka rrëfyer se ka bërë një gabim ‘të tmerrshëm’ duke detyruar Ukrainën të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994.

Clinton kërkoi që Kievi të dorëzonte armët e tij atomike në një marrëveshje me Moskën, shkruan Daily Mail.

Ai pranoi se pushtimi ru snuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ukrainasve do t’u lejohej të ruanin parandalimin e tyre bërthamor.

“Ndjej një faj personal sepse i bëra ato të pranonin të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore. Asnjë prej tyre nuk beson se Rusia do ta kishte bërë këtë marifet nëse Ukraina do të kishte ende armët e saj,” theksoi ai.

Ukraina mbajti një rezervë armësh bërthamore pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1994, Ukraina hoqi dorë nga këto armë bërthamore, megjithëse Kievi nuk kishte kontroll përfundimtar mbi armët bërthamore sovjetike përpara se të nënshkruante për mospërhapjen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.