Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Kur mbahet seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë?

Gazeta10
06 April 2023 - 9:14

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se seanca e radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet me 11 prill, pra të martën, raporton Gazeta10.

Seancat do të vazhdojnë edhe të mërkurën dhe enjten, ku gjatë këtyre ditëve parashihet dëgjimi i dëshmitarëve të parë.

Kujtojmë se këtë javë nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku u mbajtën deklaratat hapëse, meqë rast Thaçi dhe të tjerët përmes fjalimeve të tyre dhe palës mbrojtëse deklaruan sërish pafajësinë e tyre.

Ish-krerët e UÇK-së, ndodhën në Hagë për më shumë se dy vite, nën aktakuzat për krime kundër njerëzimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.