Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti para fillimit të raportimit: Asociacioni po, por si tërësi e zbatimit të marrëveshjes

Gazeta10
06 April 2023 - 10:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, do t’u referohet si “personat e zhdukur me dhunë”, raporton Gazeta10.

Shefi i Qeverisë, tha se pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel janë marrë vesh që në marrëveshje teksti i deklaratës për zbatimin e marrëveshjes thotë se personat e pagjetur do të emërohen si “personat e zhdukur me dhunë”.

Ai ka konfirmuar se këtë muaj do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq por fillimisht ka thënë se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe specifikisht pika e dhjetë.

“Formulimi i saktë është ata që janë të zhdukur me dhunë, ky është termi dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes”.

“Ne do ta analizojmë së bashkë rezultate nga takimi i 4 prillit dhe do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill ku do të ketë një takim të nivelit të lartë”.

“…duhet të zbatohet edhe e gjithë marrëveshje, e kemi edhe një nenë i dhjeti që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, ku përfshihet çështje e të zhdukurve më dhunë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.