Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Majlinda, Distria e Nora gradohen si kolonele në Ushtrinë Shqiptare

Gazeta10
06 April 2023 - 10:29

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht janë bërë pjesë të Ushtrisë Shqiptare.

Ato sot janë graduar me titulli “Kolonele” në këtë ushtri dhe më këtë hap është shprehur krenar trajneri i xhudos, Driton Kuka, raporton Gazeta10.

Ai ka shpërndarë një foto ku shihen tri vajzat kosovare të veshura me uniformën e Ushtrisë Shqiptare menjëherë pas ceremonisë zyrtare për gradimin e tyre.

“Me kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.