
Gjatë ditës së enjte do të zhvillohet ndeshja e dytë e fazës çerekfinale në kuadër të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja e cila luhet në palestrën “Minatori” i vë përballë skuadrën e Trepçës me atë të Bashkimit, sfidë e cila fillon nga ora 20:30.
Në 4 ndeshjet e fundit mes vete, Trepça është treguar më e mirë duke fituar 3 ndeshje, e duke pësuar vetëm një disfatë.
Në sezonin e rregullt, Trepça përfundoi e 4-ta në tabelë, ndërsa Bashkimi një pozitë më poshtë, atë të pestën.
Fituesi i kësaj përballje do të luajë në gjysmëfinale ndaj Prishtinës, e cila gjatë sezonit të rregullt përfundoi e para në tabelë me ç’rast ishte kualifikuar direkt për në gjysmëfinale.
Të mërkurën është zhvilluar çerekfinalja tjetër, ku Golden Eagle Ylli pa ndonjë problem arriti të shënoj fitore në përballjen e parë ndaj Vëllaznimit.
Kujtojmë që skuadrat që arrijnë të parat tri fitore në ndeshjet e ndërsjellta, kualifikohen në fazën tjetër të play-offit.