Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Djibril Sow në radarin e Arsenalit

Gazeta10
06 April 2023 - 13:39

Skuadra e Arsenalit ka futur në listën e dëshirave mesfushorin zviceran Djibril Sow, i cili mund të përfundojë në “Emirates” gjatë verës.

Sipas raportimeve nga Anglia, “Topçinjtë” kanë shfaqur interesim konkret për shërbimet e mesfushorit, me Mikel Artetan i cili e vlerëson lartë profilin e lojtarit.

26-vjeçari të cilit i skadon kontrata në qershor të 2024-ës ka shprehur dëshirë për të ndërruar ambient, dhe po i konsideron të gjitha ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Sow ka marrë oferta nga klube të ndryshme nga Spanja, Italia dhe Anglia.

Klubi gjerman e vlerëson kartonin e tij rreth 15 miionë euro, dhe kjo ka zgjuar interesimin e shumë klubeve duke përfshirë edhe Arsenalin.

Sow iu bashkua Eintracht Frankfurtit në vitin 2019, pas një aventure në kampionatin zviceran me Young Boys ekip në të cilin qëndroi për 2 vite.

Këtë sezon, ai ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.