Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi dënohet nga FIFA për borxhin ndaj Alan Clark

Gazeta10
06 April 2023 - 14:56

Klubit të Llapit i është bllokuar mundësia për të regjistruar futbollistë të huaj ashtu edhe vendor.

Kjo ka ndodhur për shkak të problemeve që klubi llapjan ka me trajnerin Alan Clark.

Trajneri nga Afrika e Jugut, Alan Clark, ishte prezantuar me bujë të madhe te skuadra e Llapit, por që gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Ai ishte emëruar ndihmëstrajner i parë i Tahir Batatinës së pari në vitin 2020, para se të zhvendosej në postin e trajnerit të U19 pak më vonë, por që më pas u largua edhe nga aty.

Skuadra nga Podujeva i detyrohet trajnerit jugafrikan paga të mbetura nga marrëveshja që kishte me të gjatë sezonit 2020/21 kur Clark udhëhoqi ekipin U19 llapjan.

Ai pretendon se ka një shumë të parave të cilat nuk i janë paguar nga klubi, gjë për të cilën i ka dhënë të drejtë edhe Gjykata e Arbitrimit për Sport (CAS).

Pas kësaj situate, Clark ka thënë se klubit i është ndaluar të regjistrojë futbollistë dhe se Llapi rrezikon të dënohet me -6 pikë dhe me rënie në Ligën e Parë.

Sa më shumë që vonohet kryerja e obligimeve ndaj meje, aq më keq do të jetë për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina”, kishte thënë Clark.

Llapi këtë sezon në Superligën e Kosovës renditet e pesta në tabelë me 36 pikë, 4 pikë larg zonës që dërgon në Evropë.

Llapjanët janë pjesë edhe e Kupës së Kosovës, ku në gjysmëfinalë përballë kanë skuadrën e Gjilanit, ndaj të cilëve këtë javë pësoi disfatë në shtëpi me rezultat 2-1, teksa ndeshja e dytë ende nuk është zhvilluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.