Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person për bashkëjetesë me një vajzë të mitur

Gazeta10
07 April 2023 - 9:49

Një burrë është arrestuar dje në Gllogoc për veprën penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore nën moshën 16-vjeçare”, raporton Gazeta10.

Sipas raportit të policisë thuhet se në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.

“Gllogoc 06.04.2023 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka qenë duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.