Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të votohet në Kuvend

Gazeta10
07 April 2023 - 14:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar që së shpejti do të votohet reforma zgjedhore në Kuvend, raporton Gazeta10.

Në një postim në Facebook Krasniqi ka thënë se kjo reformë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do t’i jep vulë vullnetit politik dhe koncensual të subjekteve politike.

“Mirëpres përmbylljen me sukses të propozimeve legjislative për realizimin e kësaj reforme dhe përgëzoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se PDK ka qenë e hapur edhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor.

“Për më shumë se një dekadë, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë, me qëllim të avancimit strukturor dhe përmbajtjesor të proceseve elektorale, si një parakusht për demokraci të qëndrueshme, pushtete të përgjegjshme dhe institucione të ligjshme”, ka shtuar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.