Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu: Kurti pasulin me hoxhallarë në opozitë e zëvendësoi me raki në pozitë

Gazeta10
07 April 2023 - 17:14

 Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për raportin e punës së Qeverisë së Kosovës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke folur për qeverisjen 2 vjeçare të Kurtit, tha se kjo qeveri është qeveri e mashtrimit dhe stagnimit, nepotizmit dhe korrupsionit, shtrenjtimit dhe varfërisë, e pabarazisë dhe diskriminimit.

“Krejt dhe drejt, erdhi dita me e pa fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit prej mashtruesit dhe abuzuesit më të madh në skenën politike”, tha Haxhiu.

Sipas tij Kurti kishte premtuar se do të ndryshojë flamurin por ndryshoi vet, ai dikur e quante flamurin lara lara kurse sot i përkulet.

“Mashtrimin për bashkim kombëtar patriotët e vërtetë që i janë bashkuar VV-së nuk do tua falin. Pasulin me hoxhallarë në opozitë me zëvendësi me raki me kundërshtarin politik nuk do ta gëlltitë askush”, tha Haxhiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.