
Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Jose Gaya.
Bëhet e ditur se Juventusi po insiston në shërbimet e tij dhe tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Valencian në lirimin e 27-vjeçarit në verë.
Thuhet se Juvenusi do të ofrojë rreth 40 milionë euro, duke pasur parasysh se Gaya është i gatshëm të transferohet në Itali për shkak të problemeve financiare të klubit spanjoll.
Ai është kapiten i klubit të Valencias dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Gaya është ndër mbrojtësit e krahut më të vlerësuar në La Liga dhe te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm.
Këtë edicion, Gaya ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 3 asistime në 24 ndeshje të luajtura.
Jose Gaya është produkt i akademisë së Valencias, te e cila ka kaluar në të gjitha grupmoshat, ndërsa me ekipin e parë debutoi më 27 prill 2014 kundër Atletico Madridit si 18-vjeçar.