Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani nderohet me çmim nga arbëreshët, inaugurohet edhe një shesh me emër “Kosova”

Gazeta10
11 April 2023 - 16:39

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar arbëreshët e komunës së Fransitës së Italisë.

Osmanit i është ndarë çmimi “Gjergj Kastrioti”, për të cilin tha se është mirënjohëse për këtë cmim.

“Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falenderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.”, ka shkruar presidentja.

Tutje, presidentja ka treguar edhe se një shesh në Kalabri nga sot do ta mbajë emrin “Kosovë”.

“Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”.  Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.