
Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nigerian, Samuel Chukwueze.
Chukwueze shkëlqeu në sfidën kundër Realit në fundjavë dhe ishte lojtar më meritorë që Villareali arkëtoi pikët e plota në “Santiago Bernabeu”.
Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez e pëlqen shumë lojtarin dhe është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për shërbimet e tij.
23-vjeçari ka kontratë me Villarealin deri në vitin 2024 dhe ende nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ekipin spanjoll për rinovimin e kontratës, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Këtë edicion, nigeriani ka shënuar 13 gola dhe 11 asistime në 40 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.