
Ish-eprori i UÇK-së Zafir Berisha ka folur në Politiko në Kanal10 për veprimtarin e çështjes kombëtare të zhdukur më 1998, Behajdin Allaqin.
Berisha tregoi se Allaqain e kishte njohur edhe personalisht dhe se kur kishte ndodhur rasti i tij aso kohe, tha se kishte qenë në Komunë të Prizrenit, shkruan Gazeta10.
“Në Kuvend është përmendur për sulme politike. Është përmend emri edhe nëpër studio politike për qëllime djallëzor. Rasti ka ndodhur në komunë të Rahovecit dhe unë kam qenë në Komunë të Prizrenit. I ka ardh një letër nga familja. Por, s’mund ta them asnjë fjalë të vetme për këtë drejtim. E kam kuptuar se rasti i tij do të trajtohet edhe nëpër Gjykata. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm. Po flas në kohën e ilegales.” – u shpreh Berisha.
Teksa ka folur për figurën e shquar të Allaqit, Berisha tha se e kishte sulmuar stacionin e policisë më 1992 në kohën kur ishte arrestuar Allaqi, shkruan Gazeta10.
“Një profesor i nderuar, një motivues i gjeneratave të reja. Një person kyç në lëvizjet elegale në fund të viteve të 80-ta dhe fillimit të 90-ta. Kur është arrestua ai në vitin 1992, unë e kam sulmuar stacionin e policisë. Kam kaluar në veprime konkrete.” – tregoi Berisha në Politiko. /Gazeta10