
Ronaldo u eliminua mbrëmjen e kaluar nga “Big Brother VIP Albania”, shkruan Gazeta10.
Edhe kësaj radhe qëndrimi i tij nuk zgjati më shumë se dy javë, pas eliminimit, ai foli nga studio lidhur me eliminimin e tij.
“Ishte një fazë shumë e çuditshme dhe interesante. Edhe pse kisha informacione nga jashtë, nuk hyra me shpatë në dorë. Vazhdoj me mendimin që aty ka njerëz që hanë bukë kot. I kam thënë Kiarës që të mos ndryshojë. I kam dhënë disa herë sinjale që ajo po ndryshonte sjellje, besoj publiku e ka kuptuar. Një javë kishte jashtë, nuk mund ta merrte aq shumë malli.”, u shpreh ai.
Ish banori tha se nominimi i Nitës e ka ndezur atë.
“Më ndezi nominimi i Nitës. Në optikën time, Luizi më faktorizoi. Sot në një moment, kalon Jori dhe i thotë Kiara, si mund të jetë kaq e bukur kjo vajzë. Mendoj se ka dhe pak xhelozi mes tyre.”, vazhdoi Ronaldo./Gazeta10