Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministrja flet për gjykimin në Hagë, tregon sa milionë u paguan për ekipet mbrojtëse

Gazeta10
12 April 2023 - 13:50

Në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha që si institucione besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

Sipas saj, deri tani qeveria e Kosovës ka paguar rreth 18 milionë euro për ekipet mbrojtëse.

“Sa i përket Gjykatës Speciale besoj që të gjithë e dini qëndrimin tonë. Edhe aso kohe kemi kërkuar që të fuqizohen institucionet e drejtësisë. Argumentet tona nuk janë marr parasysh, i kemi dërguar deri në Gjykatën Kushtetuese siç e dini, por nuk kemi arritur që t’i largojmë”, tha Haxhiu.

Tutje ajo ka thënë se tani që gjykimi ka nisur, institucionet duhet që të jenë të të kujdesshme nga deklarimet tona, kjo është sepse po e shohim atë që po e bëjnë televizionet tona pasi ka filluar gjykimi.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre dhe shpresojmë që sa më parë ata të kthehen. Lufta jonë ka qenë e drejtë për çlirim. Deri tani janë 18 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka dhënë për mbrojtjen e tyre”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.