
Gjatë ditës së djeshme është sulmuar fizikisht në Prishtinë gazetari Valon Syla, shkruan Gazeta10.
Syla sot në “Politiko” ka folur rreth këtij sulmi, ku ka thënë se mosreagimi i presidentes për shkak se ai e kritikon atë dhe mos simpatinë që ka ndaj burrit të saj, tregon vetëm adoleshencën e saj politike.
“M’ka nxan taksirati dhe jam viktimë. Ata që e kisha shtu është se unë jam qytetar i Kosovës dhe nëse Presidentja mendon që qytetarët sikurse unë që nuk e kanë simpatinë ndaj burrit të saj Prindonit ose e kritikojnë për përformancën e saj politike, s ‘duhet me reagu atëherë kjo tregon veç për adoloshencën, dhe papjekurinë e saj politike.”, ka thënë ai./Gazeta10