
Pas më shumë se dy vitesh bllokim të punës në rrugën “Dëshmorët e Ponushevcit” në Emshir, është anuluar tenderi i hapur nga komuna e Prishtinë.
Drejtori për investime kapitale në këtë komunë Krenar Xhaferi, ka thënë për emisionin e “Mëngjesit me Arben Ahmetin” në Kanal10, se janë duke biseduar për gjetjen e një zgjidhje me operatorin e kontraktuar.
“Në fakt kemi pasur ankesë nga operatori ekonomik dhe ka mundësi që kthehet për nënshkrim kontrata. Besoj që shumë shpejt do e zgjidhim dhe fillojnë punimet sa më parë” ka thënë ai.
Kujtojmë se punimet në këtë rrugë kishin mbetur të bllokuara për shkak të një gypi që ishte pronë e Ibër Lepencit. Së fundmi komuna arriti në marrëveshje dhe pritej që punimet të fillonin këtë pranverë./Gazeta10
