
Qytetarë nga komuna e Malishevës dhe komuna e Klinës kanë protestuar para Qeveria, kundër devijimit të autostradës Prishtinë-Pejë, raporton Gazeta10.
Kërkesa e tyre është autostrada të vazhdohet në rrugën aktuale.
Sheremet Pantina, përfaqësuesi i banorëve, pas takimit në kryeministri tha se zyrtarë në këtë institucion nuk kishin informacione për kërkesat e tyre.
Madje sipas tij, sekretari Arben Krasniqi, vetëm se u ka caktuar në takim në ministrinë e Infrastrukturës.
“Ne ishim pesë përfaqësues të kësaj proteste, tek sekretari u kryeministrit, Arben Krasniqin. Biseduam me të mirëpo është një çudi e veçantë, se sekretari nuk ka njohuri për punën që kemi ardhur ne, as për rrugën kah ka me shkuar. Disa kërkesa që janë bërë më herët i ka dërguar tek kryeministri, nuk ka përgjigje nga kryeministri a i ka marrë apo jo, a i ka shqyrtuar a s’i ka shqyrtuar”, tha Pantina.
“Na bëri një takim me ministrin e infrastrukturës, tash jemi t’u shkuar atje që të na tregojnë detaisht për trasenë e rrugës, kah do të shkojë. Këta nuk kanë ide për trasenë e rrugës kah ka me shkuar ose qysh ka me shkuar. Ne insistuam të kemi takim me ata që e njohin problemin dhe na e mundësuan”, tha tutje Pantina./Gazeta10