
Ansu Fati mund të largohet nga Barcelona gjatë verës.
Por Fati nuk do t’u bashkohet skuadrave nga elita e futbollit anglez, Manchester United dhe Tottenham.
Ai ka refuzuar ofertat e klubeve angleze, raporton “Mundo Deportivo” të enjten.
Fati 20-vjeçar ende nuk është i sigurt për të ardhmen. Sulmuesi 20-vjeçar me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Në 40 ndeshjet e edicionit aktual, Fati me fanellën e Barcelonës ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka kontribuar edhe me tri asistime.
Në garë për Fatin është edhe gjiganti gjerman, Bayern Muenchen. Fati në shtatë paraqitje me fanellën e Spanjës ka shënuar dy gola.