Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenal interesohet për shërbimet e N’golo Kante

Gazeta10
13 April 2023 - 13:23

Skuadra e Arsenalit është e interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez, N’Golo Kante për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Kantes tek Chelsea mbetet e pasigurtë pasi kontrata e tij me “Blutë e Londrës” skadon në qershor të këtij viti. Edhe pse 32-vjeçari ka mbajtur bisedime me klubin londinez për një rinovim të kontratës, ai ende nuk e ka hedhur nënshkrimin e tij në letër.

Kjo ka bërë që Arsenali të kërkojë informacion rreth tij, pasi që është vet dëshira e lojtarit që karrierën ta vazhdojë në Londër.

Për të siguruar nënshkrimin me të, Arsenali do duhej të mposhte konkurrencën e disa klubeve tjera si Barcelona e PSG të cilat ishin të interesuara më herët për mesfushorin defanziv.

Kante e nisi sezonin 2022/23 në mënyren më te keqe pasi pati probleme të shumta me lëndime, gjë që shkaktoi mungesën e tij në pjesën më të konsiderueshme të sezonit.

Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard, është nje admirues i madh i lojtarit dhe e ka konsideruar atë si një “lojtar special” dhe të rëndësishëm për ekipin e tij.

Kante rikthehet në aksion përsëri këtë vikend me Chelsean që pret në Stamford Bridge ekipin e Brightonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.