Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mane afër largimit nga Bayern Munchen

Gazeta10
13 April 2023 - 13:24

Sadio Mane mund të largohet nga Bayern Munchen këtë verë, për shkak të çështjeve disiplinore.

Mediat gjermane kanë njoftuar të enjten se te Bayerni kanë marrë vendim ta nxjerrin në shitje senegalezin, si ndëshkim për veprimin e tij ndaj gjermanit Leroy Sane.

Dyshja në fjalë kishin pasur një fjalosje pas humbjes së Bayernit ndaj Manchester Cityt të martën, duke bërë që senegalezi ta qëllojë me grusht në fytyrë gjermanin në zhveshtore.

Ky veprim i Manes nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit, të cilët janë shprehur të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për senegalezin.

Mane iu bashkua Bayernit para fillimit të këtij sezoni nga Liverpooli ku pjesë e tyre ishte për 6 vite pasi u transferua në “Anfield “ për shumën e 41 milionë eurove nga ekipi tjetër anglez, Southampton.

Këtë sezon me fanellën e Bayern, ai ka  32 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 11 gola e 5 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.