Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Divock Origi drejt Aston Villas

Gazeta10
13 April 2023 - 13:27

Sulmuesi Divock Origi pritet të largohet nga Milani për t’u rikthyer në Premier League.

Sipas mediave italiane, belgu sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villas.

Mësohet se Aston Villa tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Origin, duke ofruar 15 milionë euro për 27-vjeçarin.

Te Milani janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli.

Këtë sezon, Origi ka 2 gola e 1 asistim në 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026.

Ai te Milani u transferua para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë nga skuadra e Liverpoolit ku aty qëndroi për 8 sezone.

Me fanellën e “The Reds” ai zhvilloi 175 ndeshje ku ka shënuar 41 gola e ka dhuruar 18 asistime.

Tek  Liverpool ai fitoi 6 trofe në mesin e të cilave një herë Premier League dhe një herë Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19.

Origi ka përvojë edhe në kampionatin gjerman e francez, ku më herët ishte pjesë e Wolfsburg dhe Lille.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.