Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United me ofertë për Leroy Sane

Gazeta10
13 April 2023 - 13:28

Manchester United ka shprehur interesim për të nënshkruar gjatë afatit kalimtar veror me sulmuesin gjerman, Leroy Sane.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, “Djajtë e Kuq” e kanë bërë 27-vjeçarin njërin ndër objektivat e merkatos.

Sane i cili ka kontratë valide me Bayern Munchen deri në verën e vitit 2025, thuhet se nuk është shumë i kënaqur në kampin gjerman, dhe negociatat për një rinovim të mundshëm të kontratës kanë stagnuar.

Vlera aktuale e Sanes në treg është rreth 70 milionë euro, dhe bavarezët mund të konsiderojnë shitjen e tij në rast se një ofertë e tillë vjen në drejtim të tyre.

Sane iu bashkua Bayernit në vitin 2020 pas një aventure në kampionatin anglez me Manchester Cityn për shumën e 49 milionë eurove.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 13 gola e ka bërë 8 asistime.

Manchester United ka qenë mjaft aktiv sa i përket merkatos, ku më herët këtë sezon kanë transferuar Wout Weghorst në formë huazimi nga Burnley, dhe me të njëjtën formulë e ka transferuar edhe Sabitzer, pikërisht nga Bayern.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.