Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet maqedonasi, i premtoi kosovarit se do t’ia mundësoj udhëtimin në një shtet të Evropës

Gazeta10
13 April 2023 - 16:29

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person me shtetësi maqedonase  në pikë kalimin kufitar në Merdarë, i cili ishte në kërkim nga hetuesit e stacionit policor të Vitisë.

Bëhet e ditur se i njëjti dyshohet se më 8 prill nga një person tjetër kishte pranuar një shumë të konsiderueshme të hollash me premtimin se do t’i mundësonte udhëtimin në një shtet të Evropës.

“Prokurori i shtetit ndaj këtij të dyshuari ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ‘Kontrabandim me migrantë’ dhe rasti do të dërgohet në prokurorinë themelore”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.