Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ti do që në Leposaviq me udhëheqë VV-ja”- Tensionohet debati Matoshi-Gashi

Gazeta10
13 April 2023 - 21:38

Mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit ka përplasur panelistët e “Politikos” sonte.

Përderisa, opinionistit Halil Matoshi nuk e vlerësonte si diçka demokratike mbajtjen e këtyre zgjedhjeve pa një parti si Lista Serbe që kishte fituar cdo herë në këto komuna, komentatori Blerim Gashi kishte një vlerësim krejt tjetër.

Në përplasjen e mendimeve mes dy palëve, Matoshi e pyeti Gashin se a ka dëshirë që VV-ja të udhëheq në Leposaviq, shkruan Gazeta10.

“Por legjitimitet nuk ka sepse nuk është demokraci nëse njerëzit nuk dalin me të votu. A je ti pro që në Leposaviq me të udhëheq Vetëvendosja, thuaje hapur.”, ka thënë Matoshi.

Tutje panelistët i ka përplasur edhe fakti se sa ishte numri i popullatës që votuan për Listën Serbe në veri, ku Gashi i është drejtuar Matoshit se “asnjë raport ndërkombëtarë, duke përfshirë OSBE dhe ish-ministrin e Jashtëm gjermanë që kur e ka vizituar Mitrovicën, ka thënë së është krim i organizuar dhe zgjedhjet janë të  të prishura.”.

Përderisa Matoshi e ka vlerësuar LS si një parti të regjistruar në KQZ, Gashi e ka quajtur një struktura paralele serbe.

“Lista Serbe është strukturë paralele dhe është mashë e zgjatur e interesave serbe”, ka thënë Gashi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.