Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-diplomati Canaj për zgjedhjet në veri: Do të dalim të ‘koritur’, nëse mbahen në këto kushte

Gazeta10
13 April 2023 - 22:04

Ish-diplomati, Blerim Canaj në “Politiko” ka folur rreth mbajtjes së zgjedhjeve  të jashtëzakonshme në veri të vendit, shkruan Gazeta10.

Canaj ka thënë se të gjithë janë për t’i mbajtur por se a do të dalin sërish të ‘’koritur’’ si shtet, duke përmendur edhe dhjetorin e vitit të kaluar sa i përket situatës në veri të vendit.

“Të gjithë jemi pro, por a do të dalim të koritur? A nuk është koritje me të shku atje njësia speciale me të mbetë të bllokuar dhe kur të sëmuren me lut dikon hajde nxjerrmi”, ka thënë ai.

Tutje, Canaj deklaratën e EULEX-it për rritje të prezencës në veri pas tensioneve e ka parë me një nënkuptim tjetër ‘’s’di a do t’ia dal”.

“Kjo është një mesazh se s’di a do t’ia dal sdi a do mundem si EULEX tia dal. Kemi pasur raste kur KFOR-i ka qenë aty por është futur pas disa marrëveshjeve. Kemi pas bllokada me javë atje, por KFOR-i është future veç masi janë marrë vesh.”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen me 23 prill dhe pjesë e tyre nuk do të jetë njëra nga partitë serbe me më ndikim në Kosovë dhe më e lidhura me Beogradin, Lista Serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.