
Këtë vikend do të luhen ndeshjet e dyta të serisë së “Play-offit” në gjysmëfinale mes Golden Eagle Yllit e Pejës dhe Trepçës e Prishtinës.
Golden Eagle Ylli me ndihmën e publikut vendas synon barazimin e serisë pas humbjes në ndeshjën e parë ndaj Pejës në “Karagaq” me shifrat 85-82. Ky takim do të luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 20:30.
Trepça do të jetë nikoqir i Prishtinës në palestrën “Minatori”. Të besuarit e Gencoglu kërkojnë që të vënë baraspeshën dhe të barazojnë serinë e ndeshjeve pas humbjes që pësuan të enjten në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” me rezultat 82:70. Ky takim zhvillohet ditën e diel dhe fillon në orën 17:15.
Kujtojmë se në finalen e madhe, kualifikohen ato ekipe që arrijnë të parat tri fitore.