Televizioni i gazetarëve Kanal10 nga vendi i ngjarjes u sjellë pamje ekskluzive ku shihen forca të policisë para shtëpisë ku ndodhi krimi i rënë.
Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës I ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse, familjarët e trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy.
Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj, i dyshuari për vrasjen e nënës së tij.