Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, policia ia gjeti tri qese me kokainë

Gazeta10
13 June 2026 - 10:40

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që të njëjtit i janë gjetur tri qese me kokainë.

Policia në raport ka shtuar edhe se qeset me substancën janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar.

‘’POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë 12.06.2026-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshe prej 1.7 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK’së

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.