Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vrasja masakër në Pejë, çka dihet deri tash?

Gazeta10
15 April 2023 - 8:23

Në orët e pasditës të ditës së djeshme, një vrasje masakër që ka ndodhur në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën ku një grua 63 vjeçare kishte mbetur e vrarë.

I dyshuari për vrasjen është djali i saj.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, deklaroi Rugova.

Pas Policisë në konferencë për medie doli edhe Prokuroria Themelore në Pejë. Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka bërë të ditur se dyshohet se i biri e ka privuar nga jeta të ëmën.

Gashi kishte deklaruar se ekipet kanë bërë punën e tyre dhe me urdhër të prokurorit trupi I viktimës është dërguar për autopsi.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që, nesër, në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij”, theksoi prokurorja Gashi.

Sipas informacioneve që dolën dje dyshohet se Urimi me gjakftohtësi ia ka këputur kokën nënës së tij dhe më pas ia ka pirë edhe gjakun.

Pas këtij rasti të rëndë janë janë dhënë shumë arsye që kanë mundur të qojnë deri të vrasja e nënës nga djali i saj.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. qytetarët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”, ka raportuar T7.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.