Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person pas një mosmarrëveshjeje

Gazeta10
25 July 2026 - 9:04

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Brus të Lipjanit, mbrëmjen e 24 korrikut 2026, rreth orës 19:28.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe, pas marrjes së ndihmës, është liruar për në shtëpi.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Për rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.