
Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se synimi i tij kryesor ka qenë gjithmonë bashkimi i partisë dhe jo përçarja e saj.
“Edhe atëherë në janar edhe tash synimi i një personi që ka kaluar tërë jetën e tij në LDK është vetëm bashkimi i saj, dhe jo ndarja e saj. Edhe sot synimi im është i njëjtë, vazhdimi i bashkimit të LDK-së, dhe më 31 janar synimi im i vetëm ishte që LDK-ja të dilte e para”, tha ai.
Tahiri theksoi se angazhimi i tij politik mbetet i fokusuar në forcimin dhe unifikimin e strukturave të partisë./Gazeta10