
Gjatë ditës së sotme po zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Fokusi kryesor është në kryeqytet, ku Prishtina po përballet me skuadrën e Ferizajt. Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të vendasve.
Golin për Prishtinën e shënoi sulmuesi Leotrim Kryeziu nga penaltina në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ndeshje tjetër interesante po zhvillohet edhe në qytetin e Mitrovicës, atje ku Llapi pas pjesës së parë po triumfon si mysafir i Trepçës ’89. Llapjanët po avancojnë me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Ilir Krasniqi.
Ndërkohë, në “Liman Gegaj”, Gjilani është përpara 2-0 ndaj Malishevës, me golat e shënuar nga Bilalli dhe Zeka.