Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi Kurti – Vuçiq: Ekspertët presin marrëveshje për të zhdukurit

Gazeta10
15 April 2023 - 19:25

Takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili është paralajmëruar për muajin prill, analistët politik në vend po konsiderojnë se mund të ketë lëvizje sa i përket marrëveshjes për personat e zhdukur. Ata deklaruan se kjo marrëveshje edhe pse nuk është nënshkruar ajo është pranuar nga të dyja palët dhe me këtë rast ajo është bërë obligim ligjor edhe nëse nuk ratifikohet në Kuvendet respektive.

Në takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet mes Kosovës e Serbisë në muajin prill vlerësohet se mund të ketë lëvizje sa i përket marrëveshjes për personat e zhdukur.

Njohësit po konsiderojnë se marrëveshja ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq edhe pse nuk është nënshkruar ajo është pranuar nga të dyja palët dhe është bërë obligim ligjor.

Analisti politik Gazmir Raci, tha se në takimin e paralajmëruar ndërmjet dy vendeve, pritet që të zgjidhet problemi i të zhdukurve me forcë.

Ndërkaq edhe analisti Shemsi Jashari përkundër që nuk pret shumë nga takimi Kurti – Vuçiq tha se pret që të ketë një dakordim për një plan të veprimit në lidhje me marrëveshjen për persona e pa gjetur.

E për ratifikimin e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, njohësit konsiderojnë se duhet të jetë reciproke.

Kryeministri Albin Kurti më 6 prill e ka konfirmuar uljen në tavolinë gjatë këtij muaji me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

E lidhur me dakordimin për deklaratën për të zhdukurit, temë kjo që pritet të diskutohet në takimin e ardhshëm, Kurti kishte thënë se në tekstin e saj do t’u referohen si të zhdukurit me dhunë.

Takimi i fundit i nivelit të lartë ka qenë më 18 mars në Ohër, ku është dakorduar për zbatimin e planit evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.