Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani uron Pashkët: Në festën e ringjalljes, të dëshmohet toleranca ndaj njëri-tjetrit

Gazeta10
16 April 2023 - 10:45

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë duke thënë që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje.

Osmani ka shkuar se Pashkët janë festë e ringritjes dhe shpresës si dhe manifestim i vlerave njerëzore, shkruan Gazeta10.

“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”, thuhet në urimin e Osmanit.

Tutje, presidentja ka shkruar se në këtë festë ta dëshmojmë tolerancën ndaj njëri-tjetrit.

“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë! Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”, ka shkruar ajo.

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët Ortodokse./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.