
Imami i cili u bë i shumë njohur së fundi, Mazllam Mazllami është shfaqur në një video në TikTok ku ka përdhosur flamurin kombëtar shqiptar.
Imami nga Prizreni e quan leckë flamurin, duke pretenduar se ne nuk adhurojmë shqiponja sepse nuk jemi paganë, raporton Gazeta10.
“Kjo është harrën, leckë, bezë. Edhe mos me qit hiq për 28 Nëntor s’bohet kurgjo as kiamet. Populli jonë janë 80% myslimanë, e njohim më paganizmi çfarë është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj! Edhe pse është himni kombëtar, ”të bashkuar rreth flamurit” edhe me u bashku me këtë flamur në xhehnnet a hijmë?” ka thënë ai.
Tutje, ai ka folur edhe për dëshmorët duke thënë se lutet që ata të jenë dëshmorë të Allahut sepse sipas tij, a janë më të vërtet dëshmorë ata nuk varet nga ne.
“E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.”, përfundon ai.
Imami Mazllam Mazllami u bë i njohur pasi që javën e kaluar, me rastin e pensionimit xhemati i bëri atij dhuratë një veturë luksoze.
Kjo dhuratë u kritikua shumë në opinion./Gazeta10