
Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, janë propozuar edhe emrat për nënkryetarët e Kuvendit.
Nga VV-ja është propozuar Ardian Gola, PDK- Vlora Çitaku, LDK- Kujtim Shala, Lista Serbe -Sllavko Simiq dhe nga komunitetet jo-shumicë – Emilje Rexhepi.
E kryetarja Albulena Haxhiu ka kërkuar pauzë dhe ka ftuar Grupet parlamentare në zyrën e saj që të merren vesh për votimin e tyre pasi nuk ka pasur marrëveshje për votimin e tyre në pako. /GAZETA10