
Deputeti i LVV-së dhe ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka folur para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka thënë se pa pasur garanci për zgjedhjen e presidentit, konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë së re s’do të prodhojë kurrfarë zgjidhje meqë vendi do të shkojë në zgjedhje.
Ai ka thënë se shpreson që të reflektojnë deputetët e partive opozitare.