Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj: S’e votojmë kandidatin e LVV-së për kryetar të Kuvendit

Gazeta10
09 September 2026 - 10:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka paralajmëruar se edhe në seancën e sotme konstituive të Kuvendit mund të ketë, siç i ka quajtur ai, “kurthe politike” nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

Zemaj ka thënë se ekziston besimi se janë shkelur afatet kushtetuese, por sipas tij, subjektet politike kanë pasur vullnet për t’i dhënë Kosovës institucione, në frymën e mirëbesimit.

“Tash jemi në një situatë ku ka besim që ka shkelje të kushtetutës për shkak të afateve por vullneti politik, i subjekteve politike që t’i japim Kosovës institucione ka qenë si vullnet i mirëbesimit. por ajo çka shihet qartë duket që atë çfarë e kam thënë në vazhdimësi kurthet politike në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti mund të jetë e pritshme edhe në seancën e sotme”, tha ai.

Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi pasur asnjë ndryshim të qëndrimit nga propozimet që kanë qenë në fillim, ku ishte pritshmëria për konstituimin e kuvendit edhe zgjedhjen e qeverisë së Kosovës. Nuk do të votojmë pro zgjehdjes së kryetarit të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje. Jo, jo të gjithë, të gjithë. Ky është vendim, nuk ka ndryshuar, nëse dikush personalisht ka ndryshuar mendimin, është vullneti i tij”, tha Zemaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.