
Gazetari i Kanal 10, Zeqir Hasani është duke i ndjekur live ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kuvend, ku pritet seanca e konstituimit.
Ai përmes një lidhje live ka njoftuar se veç kanë filluar të vijnë deputetët për mbajtjen e seancës konstituive.
Gazetari ka bërë një skanim të gjithë kësaj situate se si ka rrjedhur ngjarjet, deri me sot kur pritet edhe mbajtja e seancës konstituive.
Në seancë sot pritet që të zgjedhen Kryeparlamentari dhe Nënkryetarët e Kuvendit, derisa nuk dihet se a do të propozohet sot edhe kabineti i ri qeveritar nga kandidati i VV-së për kryeminstër, Albin Kurti.
E siç dihet deri tani në seanë do të marrin pjesë deputetët e LDK-së dhe PDK-së, derisa ata të Aleancës e kanë bojkotuar./GAZETA10